Një ndër librat bestseller në libraritë e kryeqytetit është pikërisht ai me titull “Motra e humbur” nga shkrimtarja irlandeze shumë e suksesshme, Lucinda Riley. Për të folur për këtë ka qenë në një intervistë në lidhje “Skype” në emisionin Rudina, Jeta Hamzallarin, redaktore e shtëpisë botuese “Dituria”.

Jeta Hamzallari: Do të ju prezantoj një libër nga një shkrimtare irlandeze shumë e suksesshme, e vlerësuar me shumë çmime në të gjithë Evropën, është pikërisht Lucinda Riley me “Motra e humbur”. Gjithë motrat e familjes pasi kanë ndërmarrë një  udhëtim për të gjetur familjen e origjinës, vihen në kërkim të motrës së 7-të sepse yjëria e plejadës nga ku kanë marrë emrin përbëhet nga 7 yje dhe askush nuk e di ku është dhe cila është motra e 7-të, Meropi. Në Atlantis teksa Alli dhe Maja janë duke ndjekur përmes televizorit një koncert të motrës së tyre, Elektrës, befas vjen avokati i familjes me një lajm të pabesueshëm: Duket se tani ka një pistë konkrete për të gjetur dhe për të rënë në gjurmët e motrës së 7-të, Meropit dhe kështu me koordinatat e një kantine vere dhe me skicën e një unaze të përbërë ngë gurë smeraldi, gjashtë motrat vihen në kërkim të motrës së 7-të./tvklan.al