Një ditë më herët “pushtuan” faqet e mediave rozë pasi Hailey dhe Justin Biber mirëpritën fëmijën e tyre të parë. Megjithatë ajo çfarë ka rënë në sy ka qenë emri i foshnjes i cili quhet Jack Blue Bibers, një emër shumë i përdorur dhe i njohur në SHBA.

Fansat e çiftit kanë vlerësuar faktin që dyshja e njohur kanë zgjedhur një emër normal dhe të njohur për fëmijën e tyre, ndryshe nga shumë personazhe të tjerë të cilët shpesh kanë zgjedhur emra të pakuptueshëm.

Emri ‘Jack’ duket se ka një rëndësi të veçantë për këngëtarin pasi është emri i mesit i babait të Justin, Jeremy Bieber.

Jeremy u nda nga nëna e Justin, Pattie, menjëherë pas lindjes së tij në Ontario, Kanada, kur të dy ishin vetëm 18 vjeç. Babai i tij mungoi në vitet e para të jetës, por më pas marrëdhënia e tyre u forcua.

Klan News