Juventusi u shtang në shtëpi nga Cagliari, pasi u ndal në barazim 1-1. Bardhezinjtë ishin afër fitores, por u ndëshkuan në fund.

“Zonja e Vjetër” kryesoi për pjesën më të madhe të ndeshjes, pas golit të shënuar nga Dusan Vlahovic në minutën e 15-të me penallti.

Megjithatë një tjetër penallti, ndryshoi rrjedhën e takimit. Në minutën e 88-të, Marin u tregua i saktë nga pika e bardhë, për të vendosur baraspeshën.

Një minutë më vonë, Juventusi mbeti me 10 lojtarë, pasi Conceicao u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për simulim në zonë.

Me këtë barazim, skuadra torineze mban vendin e tretë me 13 pikë, 1 më pak se Interi i vendit të dytë. /tvklan.al