Siç raportojnë mediat italiane, Napoli i ka paraqitur një ofertë të re Chelsea për të rikthyer në Itali sulmuesin e kombëtares belge, Romelu Lukaku.

Ish-lojtari i Interit dhe Romës është jashtë projektit teknik të Enzo Maresca dhe dëshiron të bashkohet me çdo kusht me Antonio Conten.

Negociatat mes Napolit dhe Chelseat kanë hyrë në fazën vendimtare. Palët janë duke diskutuar detajet përfundimtare para arritjes së marrëveshjes.

Të gjithë presin ardhjen e Romelu Lukakut. Sulmuesi 31-vjeçar është trajtuar nga napolitanët gjatë gjithë kësaj periudhe merkatoje pa gjetur një zgjidhje përfundimtare që mund të kënaqte Chelsean.

Tani palët duken afër mbylljes me Romelu që më në fund takohet sërish me Conten. 3 sezonet e fundit nuk kanë qënë të qeta për Lukakun.

Rikthmi tek Chelsea nuk ishte i frytshëm me vetëm 8 gola. Më pas sërish tek Inter në huazim shënoi 10, ndërsa sezonin e fundit tek Roma, realizoi 13.

Futbollisti ndihet mirë në Itali dhe duket se pikërisht dëshira e tij do të ketë peshën kryesore në rikthimin në Serie A.

Tv Klan