Chelsea është gati që ta lërë Armando Brojën të largohet në formë huazimi, por vetëm nëse marrëveshja përfshin detyrimin e klubit për ta blerë.

Sulmuesi kuqezi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Enzo Mareska dhe sipas “The Athletic” ekipi që do ta marrë në fund të sezonit është i detyruar që të blejë kartonin e tij për shumën e 30 milionë paundëve.

Në merkaton e dimrit, “blutë” e Londrës tentuan që ta shisnin 22 vjeçarin për shumën e 50 milionë paundve

Broja u huazua te Fulhami në gjysmën e sezonit të shkuar, por u aktivizua shumë pak.

Interes pë shërbimet e tij kanë Evertoni, Uolvs dhe Ipsuiç Taun. Nga Seria A, Milani dhe Juventusi e kanë ndjekur me vëmendje futbollistin.

Broja nuk u grumbullua me ekipin për takimin e parë të Premier Ligës kundër Mançester Sitit.

Edhe vetë futbollisti është në kërkim të një skuadre ku të mund të luajë rregullisht, e të rigjejë sa më parë formën e tij optimale.

Klan News