Rinovim me rritje page për 3-sezone nuk vlejtën për Mikel Artetën që të jetë trajneri më i paguar në Premier League angleze. Strategu i “londinezëve” nënshkroi kushte të përmirësuara me skuadrën, duke e përkushtuar të ardhmen e tij në klubin që dikur ishte kapiten.

Arteta përfiton rreth 13 milionë euro pagë pa përfshirë këtu bonuset, gjithsesi të pavlefshme për t’iu afruar asaj që merr Pep Guardiola te Manchester City. Spanjolli përfiton rreth 10 milionë euro më shumë se ish-mesfushori. Kjo për shkak se ish-trajneri i tij, Pep Guardiola po paguhet me 23 milionë euro te kampionët e Anglisë.

Paga prej 13 milionë euro në vit e Artetës është shumë e sfumuar nga ajo që spanjolli fiton në “Etihad” (etihajt). Megjithatë, me katër tituj radhazi në Premier League, është e drejtë të thuhet se Guardiola e meriton pagën që merr të Citizens. Megjithatë, paga e Artetas nuk duhet të nënvlerësohet, me trajnerin spanjoll që është i dyti më i paguari në kampionat.

Ai fiton 2 milionë më shumë se njeriu që zëvendësoi në Londër, Unai Emeri dhe mbi 3 milionë euro më shumë se Erik ten Hag te Manchester United. Arne Slot i emëruar trajner i Liverpool gjendet në vendin e 5-të në këtë renditje speciale për të fituar thuajse 1/3 e asaj që merr Guardiola në stolin e Cityt.

Klan News