Pas Ronaldos, Juventus kërkon të afrojë në skuadër një kampion bote. Drejtues të klubit kanë folur me menaxherin e Paul Pogba, të cilit i kanë shprehur dëshirën për të rikthyer futbollistin e Manchester United në Torino. Dy vjet më parë djajtë e kuq paguan 100 milionë euro për francezin, por nën drejtimin e Jose Mourinho, lojtari nuk e pati shkëlqimin e dëshiruar.

Mediat raportojnë se Juve po bën gati ofertën pasi kërkon të shesë Pjaniç dhe Higuain. Edhe vete Pogba nuk është kundër një rikthimi pasi e ka pranuar se ka patur fërkime me trajnerin portugez të United.

“Sunday Mirror” raporton se menaxheri Mino Raiola ka nisur kontaktin me klubet që prej Janarit për të kuptuar interesimin e Juventus. Pasi kanë dominuar kampionatin vendas Juventus kërkon të fitojë Champions League dhe lojtarë cilësorë janë gjithnjë në shënjestrën e tyre.

Tv Klan