Përdoruesit e rrjeteve sociale ‘shpërthejnë‘ në kritika kundër nënpresidentes amerikane
Moment i skletshëm për zëvendëspresidenten e SHBA –së Kamala Harris. Ajo po kritikohet pasi qeshi me pyetjen e një gazetari kur u pyet nëse SHBA do ta ndihmonte Poloninë në marrjen e refugjatëve ukrainas.
Kjo ngjarje ndodhi në një konferencë për shtyp të enjten së bashku me presidentin e Polonisë Andrzej Duda. Pyeyja bëri që presidenti polak të hezitonte disi duke bërë që ai shikoi të shikonte nga Harris, duke pritur përgjigjen e saj.
“Shoku i mirë njihet në ditë të vështira“, thotë Harris duke u munduar të ‘shpëtojë’ presidentin polak nga pyetja që vendosi në vështirësi të dy liderët. Më vonë të dy konfirmuan se ka pasur bisedime që SHBA të ofrojë ndihmë për Poloninë e cila po përballet me një fluks refugjatësh.
Shpejt përdoruesit e rrjeteve sociale kritikuan Harris duke thënë se çështja e refugjatëve “nuk ka asgjë për të qeshur”.
“Vetëm Kamala Harris i vjen për të qeshur kur flitet për refugjatë nga Ukraina”, komenton një prej tyre.
Kjo nuk është hera e parë që ajo vihet në shënjestër të kritikëve pasi një skenë e ngjashme u përsërit në muajin Gusht gjatë tërheqjes së SHBA në Afganistan.
Klan News