Lajme Arkiva 2004

Kambistët e tregut të lirë valutor kanë protestuar duke kërkuar nga Bashkia e Tiranës licencimin si tregtar ambulantë. Kambistët kanë akuzuar policinë bashkiake dhe atë të shtetit për ndalime dhe gjobitje të  paligjshme.

Protestues: “Sot jemi në protestë për konfrontimin që ka ndodhur me policin bashkiake dhe policinë shtetërore, të cilët futen në tregun valutor dhe marrin kambistat pa as edhe një lloj ligji domethënë, i fusin nëpër rajone, u këpusin edhe gjoba e të gjitha me radhë”.

Gazetarja: A ka qenë  gjoba?”

Protestues: Gjoba ka vajtur 50 mijë lekë deri në 100 mijë lekë”.

Protestues: “Ne kërkojmë licencim të rregullt siç e kanë të gjithë ambulantët dhe të vazhdojmë punën tonë, kjo është”.

Protestues: “Kërkojmë një bashkëbisedim me qeverinë e Tiranës për të përcaktuar rregullat e këmbimit valutor për sheshin dhe për licesimin”.

Bashkia  e Tiranë afro dy  vjet më parë e shpalli aktivitetin e kambistëve të  tregut të lirë si të paligjshëm si dhe ndaloi zhvillimin e  aktivitetit të tyre.

Bashkia e Tiranës, pas kësaj proteste nuk pranoi të bënte komente. Edhe në qytetin e Elbasanit afro 200 kambistë janë hedhur në protestë përpara bashkisë së qytetit. Shkak është bërë dëbimi i paparalajmëruar i policisë nga vendi ku kryenin shkëmbimin e lirë valutor./tvklan.al