Lajme Arkiva 2004

“Kamila e engjëjve” një pjesë nga dramaturgia Jeanne Cordelier, është prezantuar mbrëmë për publikun nga kompani teatrore Princi i Vogël. Shoqëria jonë vuan një plagë të rëndë, siç është trafikimi dhe shfrytëzimi i qenieve njerëzore.

Gjithçka ndodh para nesh dhe ne shpesh herë e përcjellim larg këtë fakt duke menduar se nuk ka të  bëjë me ne, por çdo gj është atje dhe ka çmimin e  vet. Ne nuk mund  të mbyllim sytë dhe të mos bëjmë asgjë.

Pikërisht këto shqetësime përcillen nëpërmjet pjesës “Kamila e engjëjve”, ku interpretojnë përkrah njëri tjetrit 6 aktorë profesionist dhe 6 aktorë amatorë, të cilët ishin personazhe që i dhanë këtij projekti një përmasë krejt të veçantë, angazhimin qytetar .

Për realizimin e kësaj pjese, grupi i aktorëve dhe regjisori Hervin Çuli kanë bashkëpunuar për më shumë se tre muaj me koalicionin shqiptar  kundër korrupsionit dhe organizatën Jon.

Gjithashtu pranë Teatrit Kombëtar  kanë nisur provat për vënien në skenë të një tjetër pjese teatrore, “Kapitulli i dytë”. Shkruar nga Neil Saimon, kjo pjesë është një komedi romantike, e cila do të ngjisë në skenë përkrahë njëri-tjetrit, dy aktorë brilantë të skenës sonë si Ndriçim Xhepa dhe Luiza Xhuvani, pjesa do të vihet në skenë nga Mehmet Xhelili./tvklan.al