Nuk ka kaluar asnjë javë nga fillimi i kampionatit evropian dhe rrëmujat e shkaktuara nga tifozët e pranishëm në qytetet ku zhvillohen ndeshjet kanë sjellë 320 arrestime në Austri.

Për arsye nga më të ndryshmet qytetarët austriakë kanë bërë deri tani 470 padi. Këto të dhëna i ka bërë publike Ministria e Brendshme e Austrisë.

Deri tani janë regjistruar incidente të vogla, por megjithatë forcat e policisë janë në gatishmëri.

Qytetet e këtij shteti janë vizituar deri tani nga 750 mijë vetë teksa vetëm për ndeshjet e djeshme Austri-Poloni e Kroaci-Gjermani llogaritet se janë ndjekur nga 250 mijë persona në ambientet e caktuara jashtë stadiumeve.

Vetëm në ndeshjen e djeshme, Kroaci-Gjermani janë arrestuar 157 gjermanë pasi kanë kënduar himne naziste dhe këngë kushtuar Hitlerit, madje kanë përshëndetur edhe me shenjat naziste./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe