Verstappen shpreson që të triumfojë në vitet në vazhdim që në skuderinë austrike të ketë një periudhë suksesesh

Maks Verstappen kërkon që të ndihmojë Red Bullin që të nisë një periudhë dominimi në Formula 1, pas suksesit dramatik në xhiron e fundit në Abu Dhabi. Edhe pse rivali i tij Leëis Hamilton kryesoi në shumicën e garës, në fund ishte holandezi që triumfoi.

Verstappen tha për mediat se ndihej shumë i lumtur që arriti të shpallej kampion në Formula 1. Tani ai shpreson që bashkë me skuadrën, suksese të ngjashme të vijnë në 10-15 vitet e ardhshme.

Piloti 24-vjeçar theksoi se ai do të dëshironte që të ishte pjesë e skuderisë së Red Bullit, e largimin nuk e shkon ndërmend.

“Është e pabesueshme. Përgjatë gjithë garës unë vazhdova që të luftoja, e në xhiron e fundit u shfaq një mundësi. Thjesht e pabesueshme. Nuk e di çfarë të them! Skuadra ime dhe Honda e meritonin këtë sukses. Më në fund, pak fat për mua.”

Ndërsa piloti i Mercedesit, Leëis Hamilton nuk ishte i pranishëm në konferencën për shtyp pas çmimit të Madh të Abu Dhabit.

Klan News