Max Verstappen rikthehet në majën e podiumit në Formula 1. Kampioni i Botës u ngjit në shkallën më të lartë në Çmimin e Madh të Japonisë, në një garë që prodhoi aksident që në startin e saj. Kthesa e tretë e pistës së Suzuka solli përplasje mes Riçardo dhe Albon, duke valvitur flamurin e kuq dhe nisje për herë të dytë nga vija e startit, këtë herë në xhiron e tretë të garës.

Holandezi ishte i jashtëzakonshëm sërish, duke bërë diferencën në pistë dhe arriti të dominojë mbi kundërshtarët për të dhuruar një nga performancat më të mira në Japoni. Fitorja e tretë për Verstappen në 4 garat e para të sezonit, për të krijuar edhe shkëputje me rivalët në renditjen e pilotëve. Pas krahëve të Verstappen u pozicionua shoku i tij i skuadrës, Sergio Perez, duke bërë mirë pilotin mbështetës dhe krijuar liri veprimi holandezit.

Performancë e mirë edhe për skuderinë Ferrari, me dy pilotët, Carlos Sainz dhe Sharls Leklerc që e prenë finishin në vendin e tretë të dhe të katërt. Lando Norris me McLaren u rendit i pesti, për të lënë pas Fernando Alonsos, Xhorxh Rasëll, Oskar Pjastri dhe Ljuis Hamilton. Pikë nderi për pilotin e shtëpisë, Juki Tsunoda, që zuri vendin e fundit në zonën e pikëve. Pas katër garave të para, renditja e pilotëve kryesohet nga Vershtapen, që ka grumbulluar 77 pikë, 13 më shumë se Perez, me meksikanin e distancuar me 6 pikë nga Sharls Leklerk të Ferrarit.

Klan News