Kandidati i pavarur presidencial i SHBA-së, Robert F. Kennedy u tërhoq nga gara për Shtëpinë e Bardhë, ndërsa njoftoi se emri i tij do të hiqej nga fletëvotimet.

“Në rreth 10 shtete të fushëbetejës, ku prania ime do të prishte punë, unë do ta heq emrin tim dhe tashmë e kam filluar këtë proces dhe u bëj thirrje votuesve të mos votojnë për mua”, tha ai.

Disa orë pas pezullimit të fushatës të tij për president, Robert F. Kennedy Jr. mori pjesë në një tubim fushate me ish Presidentin Donald Trump në Glendejl të Arizonës. Trump gjatë fjalimit në Glendejl falenderoi Kennedy për mbështetjen e tij dhe e prezantoi atë para mbështetësve të tij.

“Kandidatura e tij ka frymëzuar miliona dhe miliona amerikanë të ngrenë çështje kritike që janë injoruar për një kohë të gjatë në këtë vend dhe mblodhi njerëz nga i gjithë spektri politik në një fushatë të bazuar në vlerat amerikane të babait të tij, Robert Kennedy, një njeri i madh së bashku me ish presidentin John F. Kennedy”, tha ai.

Robert F. Kennedy Jr. foli për disa minuta para mbështetësve të zotit Trump mbi çështjet me të cilat ai është dakord me ish Presidentin republikan, përfshirë luftën kundër sëmundjeve dhe politikën e jashtme.

Gjatë një fjalimi Robert F. Kennedy Jr. shtroi pakënaqësitë e tij me Partinë Demokrate, mediat dhe institucionet politike dhe shprehu mbështetje për ish Presidentin Trump.  

Ndërkaq Trump  kritikoi sërish kandidaten për presidente të SHBA-së Kamala Harris se ajo është me të vërtetë një kërcënim për demokracinë.

Klan News