3 persona humbën jetën dhe 5 të tjerë u plagosën në një sulm me thikë në sheshin qendror të Solingenit në perëndim të Gjermanisë.

Sulmi ndodhi rreth orës 21:45, teksa mijëra persona ndodheshin në shesh për të marrë pjesë në aktivitetet e organizuara nga autoritetet lokale me rastin e 650-vjetorit të themelimit të qytezës.

Ky filmim tregon trupat e viktimave të mbuluar në vendngjarje pas ardhjes së ambulancave dhe policisë.

Të vrarët janë dy djem dhe një vajzë, të cilët dyshohet se kanë qenë në shënjestër të sulmit. Policia arrestoi një të ri si autor të dyshuar për sulmin.

Autori i dyshuar u arrestua në banesën e tij jo shumë larg sheshit pasi dëshmitarë e panë se ai ishte i pranishëm në shesh, njoftuan policinë.

Mediat gjermane njoftojnë se i arrestuari është me precedent penal. Nuk përjashtohet mundësia e një sulmi terrorist, por policia pritet të japë detaje pasi ta marrë atë në pyetje.

Kancelari gjerman Olaf Scholz dënoi sulmin dhe kërkoi dënimin më të ashpër për autorin.

Tv Klan