Kanye West i ka kërkuar falje “komunitetit hebre” për postimet e tij me natyrë antisemitiste në vitin 2022.

Në një deklaratë të shkruar në hebraisht dhe të postuar në Instagram-in e tij me 18.2 milionë ndjekës, thuhet:  “I kërkoj sinqerisht falje komunitetit hebre… nuk ishte qëllimi im që të lëndoja ose poshtëroja dhe pendohem për çdo dhimbje që kam shkaktuar. Jam i gatshëm që ta nis nga vetja dhe të mësoj nga kjo përvojë për të qenë më i ndjeshëm dhe i kuptueshëm në të ardhmen. Falja juaj është e rëndësishme për mua dhe jam i gatshëm të ndryshoj dhe të promovoj bashkimin”.

Por komentet e ndjekësve shprehin dyshim për sinqeritetin e faljes së tij. “Ai po flet Yewish”, shkroi një prej tyre duke luajtur me emrin e reperit, Ye dhe prapashtesën (wish për fjalën jewish-hebre).

“Sapo e përktheva, ai do të publikojë ‘Vultures’ të premten”, thuhet në një tjetër duke iu referuar albumit të ri të reperit që do të dalë më 12 janar.

Kjo nuk është hera e parë që Kanye kërkon falje, por i njëjti skenar është përsëritur disa herë./tvklan.al