Një operacion i përbashkët mes Policisë Shqiptare dhe Policisë Greke ka çuar në arrestimin e dy personave të cilët tentuan të trafikonin 198 kg kanabis përmes kufirit ilegal.

Policia kufitare e Livadhjasë në Sarandë konstatoi disa persona që po transportonin çanta dhe njoftuan autoritetet kufitare greke të Igumenicës.

Pas kontrolleve në zonë, mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Dhafni” të Filatit, Policia e Igumenicës ka kapur 2 shtetas grekë, konkretisht E.K. 50 vjeç banues në Trikalla dhe G.S. 51 vjeç, banues në Athinë, të cilët transportonin me një mjet “Mercedes”, të marrë me qira nga shtetasi E.K., rreth 198 kilogramë lëndë narkotike.

Ndërkohë, hetimet janë duke vazhduar për të identifikuar dhe arrestuar shqiptarët që dyshohet se u kanë shitur drogën dy grekëve të arrestuar. /

tvklan.al