Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Partia Bashkimi i të Drejtave të Njeriut, pritet të ndahet përfundimisht në fund të muajit Maj. Deputetët e pakënaqur nga drejtimi autoritarist i kryetarit Vangjel Dule, kanë zhvilluar takime me bazën në disa rrethe të vendit. Turi partiak mbyll siparin në 29 Maj në Tiranë, ku midis të tjerash, deputetët Goçi dhe Karamelo, do të kërkojnë edhe divorcin me Partinë Socialiste.

Ligoraq Karamelo: “Ne po luftojmë brenda partisë, po japim një imazh të ri, kërkojmë të demokratizojmë jetën e brendshme të partisë, po përpiqemi të gjejmë gjuhën e mirëkuptimit, por për fat të keq deri tani, qoftë nga kryetari, qoftë edhe nga strukturat e tjera, promemories tonë, lëvizjes tonë ata i janë përgjigjur me vesh të shurdhër dhe kjo ka sjellë padyshim edhe momentin kritik, që ndoshta partia mund të shkojë edhe drejt një ndarje të saj”./tvklan.al

Gazetare – Arta Tozaj