Katër njerëz u vranë nga të shtënat pranë një xhamie në kryeqytetin Maskat të Omanit, tha policia e këtij vendi.

Sipas deklaratës për media, disa njerëz u plagosën gjithashtu, në zonën al-Vadi al-Kabir.

“Oficerët iu përgjigjën incidentit dhe hetimet janë në zhvillim e sipër”, thuhet në deklaratë.

Policia nuk dha detaje të tjera, por, sipas disa raporteve, së paku një person i armatosur hapi zjarr me një pushkë sulmi.

Masat e sigurisë për përballimin e situatës janë ndërmarrë, ndërsa në kuadër të hetimeve janë duke përfunduar procedurat për mbledhjen e provave”, thuhet në njoftimin e policisë.

Dhuna e tillë është e rrallë në Oman, një vend në Gadishullin Arabik, me popullsi kryesisht myslimane. /REL