1 milion euro është fondi i financuar nga Komisioni Europian që synon të rrisë kapacitet e administratës qendrore shqiptare, për të menaxhuar fondet e BE kryesisht të atyre fondeve nën instrumentin e asistencës së para anëtarësimit, që për periudhën 2008 -2010 e kalojnë shumën e 200 milion eurove.

Ne ceremoninë e prezantimit te projektit Ambasadori Lohan u përqendrua kryesisht në rendësin e përdorimit me efiçensë dhe transparencë të fondeve, si kusht që diplomati i lartë e vlerësoi të rëndësishëm për integrimin e vendit.

Helmut Lohan:Të gjitha përpjekjet dhe fondet në këtë fushë, si edhe në fushat e tjera ku Komisioni Evropian ndihmon mund të shkojnë dëm shumë lehtë nëse nuk sigurohet qëndrueshmëri në sektorin publik, nëse njerëzit në të cilët ne investojmë sot nuk janë aty nesër për ta bërë atë investim dobiprurës për Shqipërinë.”

Ministri i Financave Ridvan Bode, tha se qeveria mbetet e angazhuar në përdorimin me efiçensë të fondeve, duke garantuar të gjitha hapësirat për transparencë.

Ridvan Bode:Ndërmjetësimet më kryesore për pritshmërinë e këtij projekti do të theksoja, së pari zhvillimin e kapaciteteve administrative për të koordinuar, menaxhuar dhe implementuar në mënyrë efektive asistencën e Bashkimit Evropian. Së dyti mbështetjen për vendosjen e një sistemi të aftë kontrolli të brendshëm dhe menaxhimi financiar për implementimin e fondeve të Bashkimit Evropian. Së treti mbështetjen e autoriteteve shqiptare, realizimin procesit të auditimit të sistemit të menaxhimit, të sistemit të decentralizuar dhe përgatitjen e aplikimit për rehabilitimin e njësisë nga Komisioni Evropian.”

Projekti  prej 1 milion eurosh do të vazhdojë deri në korrik të vitit 2010, ndërkohë që Komisioni ka parashikuar dhe lëvrimin e 1.5 milion eurove të tjera në drejtim të forcimit të kapaciteteve të administratës publike./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi