Korporata Elektroenergjitike Shqiptare dhe kompania nr.1 (numër një) në Evropë dhe botë për prodhimet hidrike dhe ato të energjisë së erës janë duke parë të gjitha kontratat e menaxhimt e koncensionit deri në një privatizim të mundshëm, kryesisht në fushën e shpërndarjes. Kompania spanjolle “Iberdrola” ka shfaqur interesin për të marrë pjesë në sektorin energjitik. Drejtori Harasani dhe menaxherja e lidhjeve ndërkombtare në këtë kompani Silvia Sierra pohuan se janë në fazen e analizave dhe mbledhjes së të dhënave për të marrë pjesë direkt e në sektorin e shpërndarjes. Po ashtu është diskutuar për investime të kompanisë “Iberdorla” në fushën e burimeve të rinovueshme. Drejtori Harasani e ka quajtur arritje të korporatës, por dhe të qeverisë praninë e kompanive të tiilla serioze dhe të interesuara për divizionin e shpërndarjes. Për menaxheren Sierra sektori energjitik ka rritje, por ka plane të mëtejshme për rritjen e kapaciteteve gjeneruese e transmetuese në këto kompani. /tvklan.al