Korporata Elektroenergjitike Shqiptare bën me dije se është në përgatitje të procedurave ligjore kundër lëvizjes “MJAFT”. Shkak për këtë ka shërbyer protesta e fundit e aktivistëve të kësaj lëvizjeje, ku është protestuar ndaj mugesës së energjisë elektrike, si dhe kundër ndëshkimit kolektiv. KESH-i e ka cilësuar këtë protestë si mercenare dhe spekulative. Këto akuza kanë sjellë menjëherë reagimin e drejtuesëve të lëvizjes “MJAFT”, të cilët, me anë të një letre të hapur, kanë sqaruar të gjithë këtë situatë. Për më tej drejtuesi i kësaj lëvizje sqaron:
Erion Veliaj: “Për mendimin tonë është një fatkeqësi e vërtëtë, kur zyra e kryeminstrit pranon shërbime avokatie nga një organizatë si KESH-i, ndërkohë që protesta e ditës së Vitit të Ri u krye përpara zyrës së kryeministrit dhe jo të KESH-it. KESH-i pretendon që ndihet i fyer nga qëndrimi i lëvizjes “MJAFT”. Të garantoj që janë 3 milionë qytetarë, që ndihen të fyer nga shërbimet skandaloze që kanë marrë nga Korporata Elektroenergjitke Shqiptare, këto vitet e fundit. Ne jemi të hapur për gjyq, kemi marrë konsulencën ton avokatore dhe madje sfidojmë KESH-in që të dalë dhe të hedhë në gjyq qytetarët. Ajo që është më e mjerueshme është që, ndonëse në vitin 2003, në mës të Europës, në Shqipëri nuk ka më vend për shprehje të lira. Në momentin që qyetarët kërcënohen me gjyqe, në momentin që dalin me një protestë apo shprehin pakënaqësi të shërbimeve të dobëta nga kompanitë shtetërore, qoftë Telecom-i apo KESH-i, besoj se është një ditë shumë e mjerueshme në historinë e Shqipërisë.”
Po ashtu edhe nga ana e ALBtelecom-it po përgatitet një proces gjyqësor kundër protestave të lëvizjes “MJAFT”./tvklan.al