Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Vënia në punë e turbinës së të hidrocentralit të Fierzës do të jetë një garanci më e madhe për prodhimin e energjisë elektrike me burimet vendase. Ky projekt është realizuar me sukses pas 26 vjetësh, me kontributin e qeverisë zvicerane, e cila ka dhënë një grat prej 11.5 milion frangash.

Ambasadori i këtij vendi ishte i pranishëm në Fierzë për të parë nga afër funksionimin e turbinës së re. Sipas tij, bashkëpunimi me Shqipërinë do të vazhdojë, me qëllim final për të pasur një hidrocentral të rehabilituar, i cili do t’i shërbejë Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Drejtori i divizionit të prodhimit në KESH Luigj Pjetri, thotë se rehabilitimi i hidrocentraleve të kaskadës së Drinit dhe të Matit do të sjellin rritjen e shkallës së sigurisë së agregateve, përmirësimin e parametrave teknik për ndryshimin e rendimentit të punës. Sipas tij ky është një përvojë shumë e madhe për specialistët tanë, të cilët tashmë janë aftësuar dhe specializuar për përdorimin e teknologjive të reja./tvklan.al

Gazetare: Danjela Kostandini