Këshilli i Partisë Demokratike ka organizuar një mbledhje të jashtëzakonshme. Sipas Berishës dhe Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike institucionet ndërkombetare duhet të hetojnë ngjarjet që po ndodhin në Shqipëri. Këshilli i PD vendosi të bëhen takime me partitë e djathta për të bashkërenduar vendimet si dhe te vijojne protestat deri në lirimin e ish funksionareve demokratë.

Në këtë mbledhje të Këshillit Demokrat është diskutuar për rreth pesë orë ku thelbi i diskutimeve ka qënë të luftohet me të gjitha mjetet. Këshilli Demokratik me anë të një deklarate u shpreh se pushteti po imponon forcat demokratike në betejen e tyre në mbrojtje të lirisë./tvklan.al

Gazetar : Endri Xhafo