Që kur u divorcua nga Kanie Uest dy vite më parë, lidhjet e Kim Kardashianit nuk kanë zgjatur as një vit Për momentin nuk është fare e lidhur, por ka rënë në hall me 4 fëmijët e saj.

Siç rrëfeu vetë për Xhimi Kimellin në Tunajt Shou, 43-vjeçarja thotë se North, Seint, Çikago dhe Psalm të moshave nga 5 deri 11 vjeç kërkojnë që ajo të lidhet me dikë, por secili ka preferencat e tij të ndryshme nga njëri-tjetri.

“Është shumë gazmore se ata duan të më përgatitin. Ata janë gati, kurse unë jo. Janë aq specifikë, sa vijnë në shtëpi dhe bëjnë listat. Seint do që unë të lidhem me një lojtar basketbolli apo futbolli dhe unë them me vete ‘sikur ta dije ti’.”

Lidhjet me sportistët nuk i kanë shkuar mbarë asnjëherë. Martesën e dytë, para se të lidhte kurorë me Kanie Uestin, babain e fëmijëve të saj, e ka patur me ish-basketbollistin amerikan, Kristofër Hamfris.

Martesa me të ka zgjatur 2 vite dhe ka qenë më jetëshkurtra për e yllit të modës amerikane. Ndërsa lidhjen e fundit dhe më të shkurtrën ndonjëherë e pati me lojtarin e futbollit amerikan Odëll Bekam, që përfundoi brenda 6 muajve, në Mars të këtij viti.

Tv Klan