Aktorja franceze Anouk Aimme ndahet nga jeta në moshën 92-vjeçare. Gjatë karrierës së saj të aktrimit të 8 dekada, ajo ka luajtur në më shumë se 70 filma.

Duke përfshirë këtu edhe filmin A Man and A Woman të Claude Lelouch, për të cilin u dominua për një çmim Oscar. Në vitin 2002 ajo mori një çmim nderi Cesar, çmim kombëtar i filmit francez.

Aktorja franceze nuk ishte e njohur vetëm për talentin e saj dhe shkëlqimin në skenë, por dhe për bukurinë e elegancën që zotëronte.

Sipas një sondazhi të vitet 1995  të kryer nga revista Empire Aimme është konsideruar si një nga 100 yjet më seksi në historinë e filmit.

92-vjeçarja jetoi dekadat e fundit të jetës së saj në lagjen Montamrte në Paris./tvklan.al