Disa personazhe të famshëm janë pasuruar edhe pas vdekjes. Pasuria e basketbollistit Kobe Bryant është shtuar me 20 milionë Dollarë që nga momenti i vdekjes më 26 Janar të këtij viti.

Mirëpo kjo listë është dënuar nga fansat e tij, të cilët thonë se kjo gjë nuk respekton emrin e yllit të ndjerë të NBA-së.

Forbes, e cila njihet për listat e saj të detajuara të personave të pasur, zhvilloi një listë të “yjeve të vdekur”, të cilët po “shtojnë pasurinë edhe pse të vdekur”.

Kobe Bryant renditej në vendin e 6 në këtë listë. Arsyet pse është shtuar pasuria janë shitja e gjërave që ai posedonte dhe autobiografia që kishte shkruar./tvklan.al