Nicolas Pepe, u transferua me bujë tek Arsenali në verën e vitit 2019, pas një sezoni të shkëlqyer me Lille në Francë, aty ku shënoi 25 gola.

Megjithatë, paraqitjet e sulmuesit ishin larg pritshmërive, deri në largimin e tij në vitin 2023. Lojtari është rikthyer të flasë për periudhën, të cilën e quan si shumë të vështirë, madje kishte menduar edhe tërheqjen nga futbolli.

Pepe deklaroi për “L’Equipe” se kritikat e shumta, bënë që të pësojë një traumë.

“Tek Arsenali pësova një lloj traume. Më dukej sikur pasioni për futbollin mu largua. Ndjeja neveri për futbollin. Nuk po luaja më dhe pyesja veten: Pse po e bëj këtë punë?! Unë po dyshoja te vetja ime, deri në atë pikë sa mendova të tërhiqem. Pyesja veten sesi njerëzit ishin kaq të ashpër me mua?! Madje më quanin edhe si dështimi më i madh në Premier League.”

Sulmuesi deklaroi se nuk kërkoi që Arsenali të paguante 72 milionë funte për të, ndërsa theksoi se tifozët ishin të vetmit që e mbështetën.

“Çmimi i lartë i paguar nga Arsenali? Unë nuk kërkova në asnjë moment që klubi të paguante 72 milionë funte për mua. Njerëzve nuk iu intereson nga vini, ata duan që menjëherë të lini shenjë. Të paktë janë lojtarët që shënojnë 25 gola në sezon, por unë nuk jam as sulmues ‘pykë’.

Kritikat e mëdha kanë ardhur nga mediat dhe nga anëtarë të caktuar të klubit. Ata nuk e kuptojnë se mund të ndikojë në gjendjen mendore, familjen dhe ndikon në performancën. Të vetmit njerëz që më kanë mbështetur gjithmonë ishin tifozët e Arsenalit.”

Në 80 ndeshje të zhvilluara në Premeir League, Pepe shënoi vetëm 16 gola, ndërsa dhuroi edhe 9 asiste. /tvklan.al