Manastiri i Ardenicës është një nga objektet historike që gjithmonë ka ngjallur interesin e të huajve. Vetëm në 8 muajt e parë të 2024 ai ka pritur 17 mijë turistë nga e gjithë bota. Qindra të huaj mund t’i takosh brenda një ditë në Ardenicë të cilët ndalojnë në këtë manastir, nisur edhe nga emri i Marisë Hyjlindëse që ai mban.

“Manastiri është gjëja më e bukur që kam parë. Kemi qenë në Shkodër, Krujë, Berat e Gjirokastër, dhe gjithçka na ka pëlqyer, por ky vend më dha emocione të shenjta në kuptimin e historisë vendase që ai mbart.”

“Ishte surprizë ky udhëtim për mua. Kam takuar njerëz të sjellshëm dhe të dashur, kam parë peisazhe të bukura, shqiptarët janë mikpritësa dhe  ky manastiri është vendi absolut më i bukur që kam parë.“

“Është vend i bukur,  sidomos plazhet. Kam vizituar shumë prej tyre, më ka pëlqyer edhe ushqimi. “

“Është hera e parë që kam ardhur, ishim kurioze të shihnim Shqipërinë sepse dëgjuam fjalë të mira për vendin tuaj dhe kënaqësia ishte e madhe. Shqipëria ka shumë për të investuar në turizëm dhe mendoj se në 10 vitet e ardhshme këtu do të ketë një zhvillim të madh turistik dhe për këtë jua garantoj se është e sigurt, jua uroj sinqerisht.”

Manastiri i Ardenicës është vendi që më së shumti këtë vit është vizituar nga turistët italianë, gjermanë, francezë e spanjollë. Gjithashtu për vlerat qe zotëron ky tempull,  e bëjnë atë një nga qendrat me tërheqëse të turizmit studimor.

Tv Klan