Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e para të kualifikueseve të botës 2010 me Suedinë dhe Maltën.

Trajneri Arie Haan ka patur në stërvitjen e parë gjysmën e futbollistëve të thirrur, ku Elis Bakaj, qëndron në buzë të fushës pasi është i dëmtuar. Pjesa tjetër e kuqezinjve zhvilloi një gatitje të lehtë në fushën e kompleksit Dinamo.

Hamdi Salihi: “Do mundohemi të bëjmë një përgatitje sa më të mirë përpara këtyre dy ndeshjeve duke ditur rëndësinë e ndeshjeve. Shpresojmë që mbas përgatitjeve ta finalizojmë po me, të shohim”.

Erjon Bogdani: “Jam në formë shumë të mirë për arsye sepse i kam bërë të gjitha stërvitjet atje dhe çdo ndeshje miqësore me ekipin e Kievos kam shënuar dhe shpresoj, dmth, që të shënoj dhe me Suedinë.”

Shqipëria do të ketë debutimin në eliminatorët e Botërorit të shtunën ndaj Suedisë në stadiumin “Qemal Stafa”, ndërkohë që federata e futbollit ka bërë publike çmimet e biletave për këtë sfidë.

Pesë mijë lekë do të kushtojë një vend në tribunën kryesore dhe 1 mijë deri në 2 mijë në ato për karshi. Bileta më e lirë është ajo tek shkallët pas portave, vetëm treqind lekë./tvklan.al