Pas një muaji nga dita e votimeve Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve shpall kryetarin e bashkisë dalë nga zgjedhjet e Tetorit. Edi Rama kryetari aktual mban përqindjen më të lartë të votave ndaj kandidatit demokrat Ngjela. Kështu pas verifikimit dhe rishikimit nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve Edi Rama shpallet fitues. Kandidati i Partisë Socialiste dhe Partisë Social Demokrate ka marrë 68.575 mijë vota, ndërkohë që Spartak Ngjela kandidati demokrat dhe i Partisë Republikane Bashkimit Liberal ka marrë 45,817 vota. Është rrëzuar kështu kërkesa e kandidatit të opozitës për pavlefshmëri të zgjedhjeve dhe ka fituar me shumicë votash nga ky komision kërkesa e kandidatit socialist Rama.

Ilirjan Celibashi: “Këto janë 307 tebela rezultatesh nga 56 qëndra të votimit të cilat Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i vlerësoj si të vlefshme, kemi këtë rezultat, unë po lexoj përqindjen për çdo kandidat, Edi Rama 57.77%, Spartak Ngjela 38.68%, ndërësa rezultati për zgjedhje për anëtar të këshillit të bashkisë së Tiranës, Partia Socialsite 48.09%, Partia Demokratike 39.03%.”
Senaca e fundit nuk ka kaluar pa acarime, kandidati Ngjela e ka quajtur tallje punën e deri tanishme të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, ndërkohë që kryetari Celibashi denoncon qëndrimet kërcënuese të kandidatit të opozitës.

Ilirjan Celibashi: Veçanërisht në dy ditët e fundit kërcënimet dhe presionet që i janë bërë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe antëtarëve të këtij komisioni, në këtë mënyrë e konsideroj se zoti Ngjela ka reflektuar një profil të ulët intelektual dhe qytetar dhe dëshiroj gjithashtu që të denoncoj publikisht aktin e fundit të zotit Ngjela i cili lidhet me kërcënimin e familjes time dhe besoj që ndoshta nesër ose pasnesër unë do të ndjek të gjitha hapat ligjore ndaj këtij personi./tvklan.al