Çdo shqiptar konsumon mesatarisht rreth 30 litra birrë në vit, sasi e cila na rendit ndër vendet e fundit në rajon, por për kompaninë daneze të birrës, Tuborg, pjesë e grupit Carlsberg, ky tregues pritet të dyfishohet gjatë dhjetë viteve në vijim.

Për këtë arsye Tuborg ka zbarkuar në Shqipëri me birrën e vet 128-vjeçare. Kompania ka në plan ngritjen e një fabrike për prodhimin e birrës Tuborg në vendin tonë, investim prej 30 milion eurosh, duke u bërë kështu e para kompani daneze që investon në Shqipëri.

Zeev Goldenberg: “Deri dje Tuborg ka qenë e shtrirë në 100 vende të botës. Sot Shqipëria është vendi i 101 ku birra jonë është pranishme. Për momentin Shqipëria ka një konsum të ulët të birrës krahasuar me rajonin, por ne shikojmë kushtet të përshtatshme për zhvillimin e mëtejshëm të tregut të birrave. Paralelisht me ekonominë e vendit”.

Çdo ditë në botë konsumohen 95 milion shishe birre Tuborg. Marka e njohur daneze e birrës është shumë e lidhur me të rinjtë dhe me muzikën. Kjo formulë suksesi reflektohet dhe në fushatat e saj marketing./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro