Lajme Arkiva 2004

Për mungesë të mjekëve nuk funksionon materniteti në komunën e Milotit. Prej dy vitesh është mbyllur materniteti e banorëve ju mungon shërbimi spitalor.

Në qendrën shëndetësore janë të gjitha kushtet, por mjekët janë larguar nga puna, thuhet me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë, por nuk e bëjnë prezent. Ky mund të jetë edhe një shkak për rritjen e numrit të vdekshmërisë foshnjore.

Banor i zonës: “Është shumë e domosdoshme që të funksionojë, është një popullsi e madhe prej rreth 7000 banorë këtu në Milot që po lindin, gratë në lindje. Për lindje duhet të shkojnë në  Lezhë në Laç, në vende të tjera. kjo duhet të riparohet”

“I jemi drejtuar Drejtorisë së Shëndetit Publik dhe nëpërmjet saj dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe përgjigja është që ne nuk e mbulojmë dot me specialist, po mesa kam kuptuar unë nuk e mbulojnë dot nga ana financiare”.

Aktualisht personeli mjekësor në Milot është: tre mjekë, një pediatër dhe dy patologe. E hapur qëndron infermieria dhe urgjencë por pa kushte për shërbim./tvklan.al