E qeshura të zgjat jetën thonë, por 54-vjeçarja nga Bangkoku, Gjitrat Uokson Bon, të qeshurën e ka hobi.

Ajo fitoi çmimin e parë në konkursin botëror të të qeshurës më të lartë, më të gjatë dhe më qesharake të mbajtur në Tajlandë.

Gruaja arriti të qeshte pa pushim për 12 minuta e 26 sekonda duke ofruar një spektakël të vërtet dhe duke mundur 136 konkurrentë të tjerë nga e gjithë bota.

Kriteri për të fituar këtë konkurs është i thjeshtë, duhet të qeshësh me zë të lartë sa më gjatë dhe t’i bësh të tjerët të qeshin padyshim.

Gjitrati e arriti këtë dhe fitoi 3 mijë e 100 dollarë. Organizatorët e këtij evenimenti thonë se konkursi ishte i nevojshëm për të ndihmuar njerëzit të largojnë stresin e ta marrin jetën më shtruar në një periudhë të pasigurt ekonomike në mbarë botën./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle