200 subjekte tregtare në Tiranë nuk kanë paguar taksat vendore sipas Bashkisë së Tiranës. Bizneset, kryesisht të vogla, i janë nënshtruar kontrollit të përbashkët të Policisë Bashkiake dhe Policisë Tatimore për bllokimin e këtyre aktiviteteve debitore ndaj Bashkisë.

“Ky është një aksion i përbashkët i Policisë Tatimore dhe i Bashkisë së Tiranës me qëllim kontrollin e subjekteve në qytetin e Tiranës për të kontrolluar pagesat e tyre si për taksat vendore ashtu edhe për taksat që paguajnë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Thjesht është një procedurë normale pune e kontrollit të pagesave të subjekteve. Që nuk kanë paguar, mund të jenë rreth 200 subjekte, kuptohet vetëm për Tiranën.”

Aksioni i ditës së sotme është shtrirë në zonën e Bllokut dhe pritet të vijojë edhe në ditët e ardhshme. /tvklan.al