Gjyqtarët dhe prokurorët nuk kanë deklaruar ende pasuritë e tyre. Inspektorja e lartë e deklarimit dhe kontrollit të pasurive Fatmira Laskaj është shprehur vetëm dy ditë përpara skadimit të afatit të deklarimit se politikanët shqiptarë janë treguar të gatshëm për të rrëfyer pasuritë e tyre. Kështu deri tani kanë deklaruar pasurinë presidenti, kryeministri, kabineti qeveritar dhe një pjesë e mirë e deputetëve, ndërsa nga 350 (treqind e pesëdhjetë) gjyqtarë në vend kanë deklaruar vetëm 150 (njëqind e pesëdhjetë) prej tyre. Neglizhente deri tani është treguar dhe Prokuroria e Përgjithshme.
Fatmira Laskaj: “Deri në ktë moment që ju po ndodheni ktu, ë, kanë mbrritur nga Kshilli i Lartë i Drejtsisë pikërisht sot 150 (njëqind e pesëdhjetë) deklarata të gjyqtarve të, ë, rangjeve, të shkallve të ndryshme të gjykimit dhe të rretheve të ndryshëm. Gjithashtu kryetari i inspektoriatit të ulët pranë Kshillit t’Lartë të Drejtësisë bën informacion të herëpashershëm dhe thotë që është në pritshmëri të ardhjes së ktyre dokumentave në rang republike sikurse janë duke ardhur. Pritet në procedurë, është Prokuroria e Përgjithshëm, pra jemi gjithmonë në pranimin fillestar të tyre dhe jemi ende shpejt për të thënë komente të tjera që kanë të bëjnë pikërisht me atë problematikë që ju pyetët. Nuk mundemi dot kurrsesi që të marrim përsipër atë, të ndryshojmë atë çka ka shprehur në mënyrë korrekte ligji. Afati përfundimtar i detyrimit nominal të çdo subjekti është 31 (tridhejt e një) marsi.”
Pas grumbullimit të formularëve të deklarimit inspektoriati i lartë do të bëjë verifikimin e rregullsisë së tyre e më pas dhe në bashkëpunim dhe me organe të tjera ku nuk përjashtohet dhe Shërbimi Informativ pritet të bëhen verifikime në përputhje me ligjin. /tvklan.al