Dokumentacioni i 1600 personave që përfitojnë pensione të parakohshme pasi kanë punuar në minierë rezulton të jetë i falsifikuar. Gjatë një kontrolli të ushtruar nga instituti i sigurimeve shoqërore në listat e përfituesve të pensioneve të parakohshme  ka rezultuar se këta individë kanë emrin edhe në miniera edhe në kooperativa, ndaj të gjitha di të vërtetohen.

Ali Emini: “Qëllimi i qeverisë dhe i fondeve që vendos çdo vit qeveria është që të mbështesim me të ardhura ata persona që realisht  kanë plotësuar kushte të caktuara, që realisht  kanë punuar në miniera. Që kanë kontribuar në ato miniera ose që kanë punuar në ato miniera mbi 11 vjet e gjysmë, por në asnjë mënyrë duke pasur një shteg trajtimi për njerëz që me ndërmend e meritojnë të mund të trajtohen dhe persona të tjerë të cilët modifikojnë dokumente , kështu që rikontrolli ka konstatuar rreth 1600 raste të trajtimeve të veçanta të minatorëve me probleme.”

Procesi i verifikimit të listave të pensioneve të parakohshme në të gjithë vendin po kalon në sitën e institutit të sigurimeve shoqërore në mënyrë që asnjë person të mos përfitojë pension të padrejtë./tvklan.al   

Gazetare: Brunilda Cami