Koreja e Veriut raportohet se ka ekzekutuar 30 adoleshentë të cilët shikonin filmat e Koresë së Jugut, të njohura si Dramat Koreane apo K-Drama.

Sipas “ TV Chosun” që citon një zyrtar koreano-jugor, nxënësit adoleshentë u ekzekutuan në publik vetëm për faktin se shikonin filmat koreano-jugor në USB.

Këto USB me filma ishin dërguar me balona dhe tullumbace javë më përpara nga Koreja e Jugut drejt Veriut.

Zyrtarisht, autoritetet e Koresë së Jugut nuk konfirmuan asgjë sa i përket ngjarjes së rëndë në Korenë e Veriut.

Koreja e Veriut parashikon dënimin me vdekje për ata persona që shpërndajnë pamje të mediave të Koresë së Jugut, dhe 15 vite burg për ata që i shikojnë.

Ligji ndalon gjithashtu që të përdoren libra, këngë apo foto të Koresë së Jugut.

Muajin e kaluar, për një çështje të ngjashme që kishte të bënte me pengimin e përhapjes së kulturës së Koresë së Jugut në Korenë e Veriut, autoritetet koreano-veriore dënuan rreth 30 adoleshentë të moshave 17-vjeçare me burgim të përjetshëm dhe me vdekje.

/tvklan.al