Pyongyang deklaron se ka përmbyllur të gjitha përgatitjet dhe është gati për lëshimin e raketave.

Në rast se Koreja e Veriut do të lëshojë raketat e saj atëherë do të ketë përplasje të mëdha në rajon. 

Amerikanët, të cilët e kanë cilësuar një kërcënim për sigurinë, kanë kërkuar të hiqet dorë nga lëshimi i asaj që Peniani e quan satelit. Të paktën prej disa javësh Peniani kërcënon me lëshimin e raketave.

Shërbimi sekret amerikan paralajmëroi se lëshimi mund të bëhej ditën e sotme. Gjithsesi pasi Tokio paralajmëroi lëshimin e raketës, ka përgënjeshtruar gjithçka pak minuta më vonë.

Çështja e Koresë Veriore, sistemi anti-raketor është një nga çështjet që diskutohet në samitin e 60-vjetorit të NATO-s.

Vetëm një ditë më parë presidenti amerikan, Barack Obama, në një deklaratë të përbashkët me presidentin Nikolas Sarkozi kërkoi që vendi të ndërpriste planet e tij lidhur me lëshimin e raketave./tvklan.al