Pas largimit nga shtëpia e ish-bashkëshortit ku mësoi  se ishte vjehrra që i bënte magji, jeta e Xhulietës ndryshoi. Ajo u vendos në një shtëpi vetëm me djalin dhe të gjitha problemet e mëparshme u zhdukën. Me kohën, nisi të ndiqte edhe ëndrrën e saj për të qenë kërcimtare.

Përmes një shoqate shqiptarësh në Itali, njohu një koreograf shqiptar dhe nisi të frekuentonte leksionet e tij. Xhulieta kujton në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se dukej një histori e bukur dashurie, me serenata e art.

Xhulieta: Vazhdova dhe isha balerina e preferuar e koreografit.

Ardit Gjebrea: Dhe pastaj jo vetëm.

Xhulieta: Pastaj koreografi dashurohet me balerinën kryesore. Gjithashtu edhe mami i vet u dashurua me këtë balerinën.

Ardit Gjebrea: Dhe thatë përse mos të martoheni?

Xhulieta: Përse jo? Vinte nga një familje artistësh, e pashë, ishte romantik sepse vinte poshtë ballkonit çdo natë dhe më këndonte serenata sepse ai i binte edhe kitarës.

Ardit Gjebrea: Si e ke emrin ti?

Xhulieta: Unë?  Xhulieta.

Ardit Gjebrea: E pra, të vinte Romeo.

Pas 6 muajsh lidhje, familja bie dakord që Xhulieta të vijonte jetën me të. Ajo ishte ende dyshuese për shkak të 15 viteve diferencë, por duke qenë se vinte nga një familje artistësh, prindërit e saj e gjykonin si një bashkim të drejtë. Nga Italia kthehen në Vlorë ku bëjnë një festë të madhe dhe më pas në Durrës për të kryer celebrimin. Në pritje të zyrtares që do t’i celebronte, ulen për të pirë diçka.

Xhulieta: U ulëm, ai filloi të pinte raki, një gotë, dy gota, gjysmë kile, një kile raki. Thashë ç’po bën ky se ky do martohet sot me mua? Tha kunati n”uk e di që ky pi alkool dhe ish-gruaja e parë e ka lënë për këtë ves?” Jo i thashë, s’ma ka thënë asnjë dhe unë s’kam kuptuar asgjë. E pse pikërisht sot që ai do martohet me mua duhet të pijë apo mendon se e hodhi Xhulin në dorë dhe ai mund të heqë maskën e vet, veset që ai kishte mbuluar?

Ardit Gjebrea: Çfarë bëre?

Xhulieta: Më thotë hip në makinë se do ikim te gjendja civile. Thashë unë nuk hipi në makinë me një të dehur sepse rrezikoj jetën. Normale që një i dehur çfarë bën? Heq për gjithë lokalin zvarrë për krahu, për flokësh!

 Ardit Gjebrea: Ty? Të kapi prej flokësh?

Xhulieta: Po. Aty ishin të gjithë klientët, kushërira e vet, tezja, nëna. Më ka bërë përshtypje, asnjë nuk u ngrit të më dilte krah./tvklan.al