Janë vullnetarë dhe ndajnë shpirtin e përbashkët të shërbimit, përkushtimit dhe idealizmin. Kjo është biografia më e mirë e këtyre të rinjve amerikanë që vijnë në Shqipëri në kuadër të Korpusit të Paqes. Së pari do të kryejnë një program trajnimi dhe më pas përreth 2 (dy) vjet ata do të shërbejnë si mësues të gjuhës angleze dhe punonjës shëndetësie në zona të ndryshme të vendit. Për këtë vetë ata kanë filluar që të mësojnë dhe fjalët e para në shqip.
“ Më fallni! Unë jam zoti Dejvër Uivër”
Për të pritur dhe uruar mirëseardhjen e të 29 (njëzet e nëntë) vullnetarëve të Korpusit të Paqes në Aeroportin e Rinasit kishin dalë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri si dhe ministri ynë i Arsimit. Në fjalën e tij zoti Xhefri (James Jeffrey) ndër të tjera tha:
James Jeffrey: “Nuk ka vend tjetër në botë që i pret me shumë dashamirësi amerikanët se në Shqipëri dhe ka një të ardhme më të mirë.”
Këta vullnetarë të Korpusit të Paqes vijnë me ftesë të qeverisë shqiptare duke treguar dhe lidhjet e forta midis të dy vendeve tona. Ky korpus u themelua nga presdenti Kenedi (John Kennedy) në 1 (një) mars të vitit 1961 (një mijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e nji). /tvklan.al