Vendimi kontestohet nga ministri i pakicave në qeverinë Kurti

“Brigada e Veriut”  dhe  “Mbrojtja Civile” janë shpallur organizata terroriste nga qeveria e Kosovës.

Në mbledhjen e qeverisë u tha se këto organizata paraqesin kërcënim serioz dhe të drejtpërdrejtë për sigurinë dhe rendin kushtetues të Kosovës.

Ministrit i Brendshëm, Xhelal Sveçla tha se ky veprim është ndërmarrë me partnerët ndërkombëtar, dhe tha se do të ndëshkohen ata që bashkëveprojnë me këto organizata.

Propozimin e kundërshtoi ministri për Komunitete dhe Kthim Nenad Rashiç: “Ju lus që nëse ka mundësi sërish të mendoni që edhe një herë të shohim këtë propozim dhe vendim, sepse frikësohem se do të ndahemi nga bashkëbiseduesit tanë në veri. Qasja e tillë do të na largojë shumë”.

Duke folur për vizitën e djalit të Presidenti i Serbisë në Kosovë Sveçla mohoi të jetë ndaluar vetura e tij tri herë nga policia, por vetëm një herë ndërsa tha se gjatë kontrollit nuk është gjetur diçka e dyshimtë.

Në mbledhje kryeministri Kurti i është përgjigjur Komisionit Evropian, për listën të masave kundër Kosovës.

“BE e gjen partnerin dhe aleatin e saj më të sinqertë dhe të qëndrueshëm në rajon të vlerave evropiane, parimeve demokratike dhe interesave afatgjatë. Kosova të tillë e ka qeverinë. Të tillë e ka popullin. Së pari popullin e pastaj qeverinë”.

Këto masa sipas BE-së mund të hiqen në rast se Kosova ndërmerr hapa drejt çtensionimit të situatës në veri.

Tv Klan