Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Reagime ndërkombëtare për çështjen Mitrovica. Uashingtoni ka dënuar përleshjet dhe sulmet e snajperave të veçuar të dielën në Mitrovicë, në very të Kosovës. Ne dënojmë ashpër incidentet vdekjeprurëse që ndodhën në Mitrovicë dhe ju bëjmë thirrje ti ndërpresin këto akte dhune, ka deklaruar zëdhënësi i departamentit të shtetit Xhejms Rubin. Mendojmë se të dyja palët si shqiptarët dhe serbët janë përgjegjës për problemet në Mitrovicë. Zëdhënësi shtoi se Uashingtoni është i kënaqur me reagimin e forcave të KFOR-it, që njoftuan arrestimin e 40 personave pas luftimeve në Mitrovicë.

Ndërkohë ushtarë të forcave të paqes ndaluan dje një ambulancë shqiptare që transportonte një sasi të madhe armësh dhe që po drejtohej për në Mitrovicë. Kështu ka njoftuar sot një zëdhënës i KFOR-it. Ushtarët zbuluan në makinë një sasi shumë të madhe municionesh. Sipas oficerëve francez KFOR-i gjeti 10 rraketaheshës, më shumë se 180 granata dhe mijra municione. Por edhe administrate e përbashkët e kosovës i denon ashpër ekstremistët pas akteve të fundit të dhunës në Mitrovicë.

Në një komunikatë të lexuar nga Bernard Kushner këshilli administrative i përkohshëm dënoj ashpër rrethin vicioz të akteve të dhunës gjatë dy javëve të fundit. Nadja Junes zëdhënëse e OKB-së në Prishtinë bëri të ditur se 300 policë të OKB-së do të ridislokohen në zonën e tensionuar të Mitrovicës, 100 prej të cilëve do të mbrijnë në fund të javës./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori