Habib Rama i gëzohet fillimit të rindërtimit të shtëpisë së tij në Kroin e Vitakut. Ai thotë së nuk ka qenë asnjëherë më i lumtur se ditën kur pa që në pronën e tij filluan punimet.

Babai i 4 djemve shton se nuk do të ndalet, pavarësisht që serbët jo shumë larg metra nga prona e tij po protestojnë. E ka vendosur se qëkur të bëjë shtëpinë e re të mos largohet më nga aty asnjëherë më.

Habib Rama: “A janë prej Drogiratit, a se çfarë dreqin po iu bëjnë që nuk duan të na lejnë të qetë.”

Habibi ishte përzënë nga Kroi i Vitakut në nëntor të vitit 1999. Ditën kur ka qenë i detyruar të largohet nga shtëpia ishte plagosur në këmbë. Gjatë 10 vjetëve të qëndrimit larg shtëpisë së tij ai ndërroi 13 herë vendin ku po jetonte, për shumicën e herëve pagoi qira. Tani teksa pret të kthehet në veri jeton në një banesë të vogël në Mitrovicë.

Habib Rama: “Jeta është shumë e vështirë në këmbë me qenë jo me mbajt 13 vende.”

Ndërtimit të shtëpisë së re i është gëzuar edhe bashkëshortja e tij, por ajo tani më shumë çan hallet e skamjes që ka kapluar këtë familje.

“Kur nuk e dinë gjendjen tonë që nuk kemi shtëpi, kurgjë, qysh mos me ja dhënë …”

Habibi nuk pajtohet me disa shqiptar që kanë shitur, por edhe duan të shesin pronat e tyre në Kroin e Vitakut.

Habib Rama: “Turp iu qoftë atyre që e kanë shit. Unë po them se asnjë nuk ka qenë më në gjendje kritike se unë.”

 Këta dy njerëz luten që askujt të mos i ndodhë ajo çfarë iu ka ndodhur atyre./tvklan.al