Opinioni i gazetarit Blendi Fevziu sjell sonte një emision maratonë, ku protagonistët kryesorë do të jenë kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha dhe ai kosovar Hashim Thaçi, përballë dy panele gazetarësh.

I realizuar në dy studio Tiranë dhe Prishtinë në bashkëpunim me Radio Televizionin e Kosovës, ai do të transmetohet drejtpërdrejt edhe në një seri televizionesh lokal në Kosovë e Maqedoni.

Kryeministrat do të kenë përballë tyre dy panele gazetarësh me të cilët do të diskutojnë rreth vitit politik 2008. Si ka qenë bashkëpunimin midis dy vendeve dhe sa ka funksionuar ai, qeveria Berisha dhe qeveria Thaçi në Kosovë. Pavarësia e Kosovës dhe vështirësitë e njohjes së saj. Plani 6 pikësh dhe ajo që prodhon në Kosovë.

Këto dhe të tjera pikëpyetje do të marrin përgjigje sot në emisionin opinion në orën 21. Ku të ftuar kryesorë do të jenë kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha dhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi./tvklan.al