Policia e Kosovës ndaloi të hënën një delegacion të Serbisë që të hynte në vend. Dy automjete të këtij delegacioni u ndaluan në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në portën pesë, tek vendi i quajtur “Dheu i bardhë”, në rajonin e Kamenicës. 

Delegacioni serb kryesohej nga kryebashkiaku i Beogradit Dragan Dilas dhe Mllagjan Gjorgjeviq, këshilltar i presidentit të Serbisë Boris Tadiç. Sipas zëdhënësit të policisë së Kosovës, Arbër Beka, ky delegacioni është refuzuar të hyjë në këtë territor sepse nuk ka respektuar procedurat shtetërore për vizita zyrtare në Republikën e Kosovës.

Ata nuk kanë preferuar të paraqesin pasaportat por vetëm letërnjoftimet-tha Beka. Ky konsiderohet provokimi i radhës i Beogradit. Me gjithë paralajmërimet e autoriteteve të republikës së Kosovës për mos lejimin e vizitave të zyrtarëve serbë, këta të fundit duket se nuk heqin dorë. Në mënyrë të qartë kjo vizita e sotme kishte të bënte me seancën që u zhvillua  sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për Kosovën./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle