Sot patrulla serbe ka goditur në drejtim të lagjes Purpal të Hasit. Banorët e kësaj lagjeje kanë evakuar gratë dhe fëmijët dhe i janë përgjigjur me zjarr breshërisë së ardhur nga toka serbe. Ka patur shkëmbime zjarri për disa minuta mes dy palëve. Forcat Kufitare Shqiptare i janë përgjigjur me zjarr provokimit të tretë brenda kësaj jave.

Serbët kanë drejtuar armët dhe drejt fshatit Pogaj, fshat në kufi me ish Jugosllavinë. Edhe Kosova është tejet e tensionuar. Që në mëngjes janë parë përqëndrime të mëdha të trupave ushtarake, makina luftarake dhe armatime të cilat janë drejtuar për në Podujevë dhe Vushtri. E rëndë është situata humanitare dhe në Jug të Kosovës në kufi me Maqedoninë. Sot në Prishtinë pritej Senatori Amerikan Bob Doll. Pritet që dhe Hollbruk të shkojë në Beograd./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori