Në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të Kosovës në të cilën po marrin pjesë edhe përfaqësuesit e opozitës është hedhur gaz lotsjellës.

Edhe pse gazetarët nuk janë lejuar që të afrohen afër sallës ku po mbahet mbledhja, mediat kosovare raportojnë se shefi i GP të VV-së, Glauk Konjufca ka hedhur gaz lotsjellës.

Në këtë mbledhje është pritur të diskutohet edhe futja në rend dite e projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi, në seancën e ardhshme të Kuvendit, që  pritet të mbahet gjatë kësaj jave./tvklan.al