Organi kushtetues që do të mbikëqyrë procesin dhe certifikojë më pas rezultatet elektorale tashmë do të ketë në përbërjen e tij 7 anëtarë. Formula e propozuar ditë më parë nga juristët e të dy forcave të mëdha dhe që ngjalli jo pak debat në radhë e partisë së Metës u arrit të miratohej vetëm gjatë orëve të para të paradites në komisionin e reformës elektorale e cila tashëm mund të thuhet se është drejt përmbylljes së gjithë kapitujve të kodit zgjedhor.

Propozimet e bëra nga LSI-ja në lidhje me formulën prej 9 anëtarësh të KQZ-së dhe atë të KZAZ-së nuk u pranua ndërkohë që kjo e fundit kontestoi vendimin marrë në komision.

Spartak Braho: “Në marrëveshje të plotë ata vendosën që të rrëzojnë njëri pas tjetrit të tëra amendamentet e paraqitura nga LSI-ja, gjithsesi ne nuk do të tërhiqemi, do të vazhdojmë luftën për të rrethuar rrethimin fashist të PD-PS-së.”

Fatmir Xhafaj: “U la formula që ishte paraqitur nga ekspertët. Ka mbetur pjesa e ankimeve dhe pjesa e sanksioneve të cilat siç u tha sot në mbledhje të komisionit, ekspertët pothuajse i kanë përfunduar, pritet mbledhja e ardhshme e komisionit për t’i shqyrtuar.”

Vetëm një ditë më parë komisioni për reformën zgjedhore miratoi  51 nene të kodit zgjedhor ndërkohë pikat më të debatueshme si përbërja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, zonat e administrimit zgjedhor, Komisioni i Qendrave të Votimit, regjistrimi i objekteve zgjedhore dhe ajo e ndarjes së mandateve kanë marrë më nëfundokejin./tvklan.al

Gazetare: Jolldiz Mitro

Operator: Isdor Rudho