KQZ ka nisur përgatitjen e planit strategjik për rishikimin e listave të votuesve duke u bazuar në regjistrat e gjendjeve civile. Ky plan do të realizohet me financimin e organizatës AIFES në dy muajt në vazhdim. Komisionerët si Zguri, Malaj dhe Celibashi parashikojnë që planifikimin dhe plotësimin e listave në gjendje civile, ato do të publikohen për korigjime nga shtetasit dhe partitë politike.

Ky proces përfshin komisionet zgjedhore të qeverisjes vendore të cilat ende nuk kanë nisur funksionimin.Të martën, KQZ do të japë vendimin përfundimtar për këtë çeshtje. Ndërkohë kryetari Celibashi ka kërkuar angazhimin e plotë të administratës së KQZ-së në përgatitjen e procesit zgjedhor./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame